ROME – VATIKAN - FIRENCE - TOSKANA –– 4 Ditë (3 Netë) ➡ Nisje 26 Nentor

(0)
image

Tour Details

VIZITOJME
🔹Roma e Lashte
🔸Roma e Shenjte
🔹Firence
🔸Toskana
🔹Pisa

.

▶▶▶▶◀◀◀◀
KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
👇👇👇
FESTAT E NENTORIT

Nisje 26 Nentor — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 439€

PROGRAMI I DETAJUAR

Included
  • Bileta avionit Tirane-Rome dhe Pisa-Tirane
  • Shetitjet me autobus ne atraksionet turistike te qyteteve
  • Akomodimi per 2 nete ne hotel ne Rome dhe 1 nate ne Firence
  • Mengjeset ne hotel
  • Guida (shoqeruesi) gjate udhetimit
  • Lejohet te merret me vete ne avion vetem nje cante me permasa deri 40x30x20cm deri ne 10 kg. (Kujdes mbi keto permasa dhe bagazh per checkin ka shpenzime ekstra).
Excluded
  • Drekat dhe darkat gjate udhetimit
  • Biletat e hyrjes ne Muze dhe MOnumente Turistike
  • Taksat e qyteteve (paguhen ne recepsion pas checkout nga hoteli)
Tour Map

DITA 1 : Roma e Shenjtë

Paraqitja ne aeroportin e Tiranes minimumi 2 ore perpara nisjes dhe prezantimi me guiden. Nisja nga Tirana ne oren 6:15 dhe mberritja ne aeroportin e Fiumicino ne oren 7:50. Pas mberritjes do te fillojme turin : Roma e Shenjtë. Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do te behet dhe pushimi i drekes. Pas dreke vazhdojme me vizite ne Pantheon, nje nga objektet me madheshtore jo vetem te Romes por te gjithe Europes. Akomodimi ne hotel. Fjetia ne Rome.

DITA 2: Roma e Lashtë

Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Lashtë. Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese per te vazhdyar me pas shetitjen ne kembe tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali. Vizitat e Romes se lashte vazhdojne me Teatri i Marcelos, dhe ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani. Ndalesa a radhes do te jete ne simbolin e Romes, ne Colosseo (vizte nga jashte), dhe me pas ne Forumi Romak. Forumu Romak eshte pikerisht vendi ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit. Kthim ne hotel në pasdite. Fjetia ne Romë.

DITA 3: Firence

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisja për Firenze. Akomodimi në hotel dhe më pas vizitohet Piazza Della Signora, shëtitje në Sheshin D’Uomo, Sheshi San Lorenzo, Muzeu Davide, Sheshi San Maria Novella, San Trinita, Ponte Vecchio dhe Pallati Piti. Fjetia në Firence

DITA 4: Toskana – Piza

Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit do të realizojmë një shetitije panoramike në Toskanë, e cila dallohet nga peisazhet e saj piktoreske ku më i famshmi është Chianti. E vendosur në një zonë që përfshin Firencen dhe Sienën, Chianti është po aq i larmishëm në peizazhin e tij sa është në verërat që prodhohen. Pas vizitës së Toskanës udhetojmë për në Pisa. Vizitë në qendër të Pisas dhe monumentit simbol, kulla e Pizes. Transferta në aeroportin e Pisas pasdite. Nisja në orën 18:05 nga Pisa dhe mbërritja në orën 19:45 në Tiranë

SHENIM: INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person. ► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar. ► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë). ► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj. ► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze. ► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë. ► Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, eskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale qe mundesojne keto shitje. Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.

0
Based on 0 ratings

5

NAN%

4

NAN%

3

NAN%

2

NAN%

1

NAN%

Please login to add rating!

image
439.00
  • 4 Dite
  • 26, November, 2023
  • 25 Availability
  • Depature Time 2023-11-26 11:15 AM
  • Return 2023-11-29 11:05 PM
  • Total Capacity 25 Persons
Completed